Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik Berisha, tha më 3 nëntor se prova ngrenë dyshime për përfshirjen e dy vëllezërve të familjes së bashkëshortit të saj në vrasje.
Berisha tha se gjatë asaj dite ishin intervistuar familjarë dhe dëshmitarë, përfshirë nënën e dy personave që ai i konsideron të dyshuar. Ai pretendoi gjithashtu se pjesëtarë të tjerë të familjes kishin ndihmuar në përshkallëzimin e situatës para vrasjes.
«Nuk mund të them që edhe nëna e djemve e ka ditë këtë marri që do të bëjnë djemtë e saj», tha Berisha. Përfshirja e dy vëllezërve dhe pretendimet e tjera nuk janë konfirmuar nga burime zyrtare.
“Nuk mund të them që edhe nëna e djemve e ka ditë këtë marri që do të bëjnë djemtë e saj”




