Pretendohet se një automjet është rrokullisur pranë Parkut të Biznesit në Drenas. Institucionet nuk e kanë konfirmuar ende incidentin.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet automjeti i përmbysur dhe prania e Policisë në vendngjarje. Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë të ditura, ndërsa nuk është konfirmuar nëse ka persona të lënduar.




