Më 30 tetor u tha se artikulli rus për dërgimin e FSK-së në veri nuk paraqet dëshmi për ekzistimin e një plani të tillë. Pretendimi nuk mbështetet me dëshmi në artikull dhe mbetet pa konfirmim zyrtar.
Artikulli nuk përfshin dokument zyrtar, vendim institucional apo deklaratë konkrete që e mbështet pretendimin.
Qeveria njoftoi më 29 tetor se FSK-ja kishte pranuar 12 kamionë ushtarakë “UNIMOG”. Disa ditë më herët kishin arritur edhe tetë kamionë të blerë nga “Rheinmetall”.




