Pjesëmarrësit diskutuan politikat për shkencën, industrinë, digjitalizimin dhe administratën publike. Ata kërkuan forcimin e rolit të akademisë, bashkëpunim më të madh me sektorin privat dhe qasje më të mirë në financim.

Gjetjet dhe rekomandimet nga diskutimi do të kontribuojnë në hartimin e një dokumenti rekomandimesh për politika, si pjesë e projektit POLICY ENLARGE, të financuar nga programi Horizon Europe i Bashkimit Evropian.