Në mesazhin e saj të 9 nëntorit, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë shënoi përvjetorin e rënies së Murit të Berlinit, 37 vjet pas ngjarjes.
Sipas mesazhit të ambasadës, muri ra më 9 nëntor 1989, pas 28 vjetësh ndarje. Ribashkimi i Gjermanisë u realizua më 3 tetor 1990.
«Rënia e Murit të Berlinit mbetet një kujtesë se shoqëritë mund të kapërcejnë përçarjet dhe të ndërtojnë perspektiva të reja për të ardhmen», tha Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
“Rënia e Murit të Berlinit mbetet një kujtesë se shoqëritë mund të kapërcejnë përçarjet dhe të ndërtojnë perspektiva të reja për të ardhmen”




