Më 5 nëntor, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu vizitoi familjen Dehari dhe bëri homazhe te varri i Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së tij.
«Dhjetë vjet më vonë, bashkë me familjen e tij, me gjithë shoqërinë dhe qytetarët e Republikës, ende presim drejtësi për vrasjen e tij në burgun e Prizrenit», tha Haxhiu.
Ajo e përshkroi Deharin si aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje dhe student shembullor të mjekësisë.
“Drejtësinë për të do ta kërkojmë deri në fund.”




