Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist u larguan nga Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ku kryeministri Albin Kurti po merrte pjesë në edicionin e 13-të të Doku Tech.

Pretendohet se pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të Kurtit dhe organizatorët e ngjarjes i detyruan aktivistet të largoheshin. Rrethanat e largimit nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Aktivistet kishin ardhur pas një aktiviteti para Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe synonin të bisedonin me Kurtin. Prej disa ditësh, ato po protestojnë duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe gratë e vrara në Kosovë.