Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, njoftoi të dielën se ishte takuar në Kosovë me futbollistin Enis Rexhepi dhe e kishte uruar për suksese me Përfaqësuesen.
«Takimi në shtëpi ka gjithmonë një emocion të veçantë! Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, Enis! Të priftë e mbara dhe paç shumë suksese me fanellën e Dardanëve!» tha Ademi.
Nuk ka konfirmim nëse Rexhepi është ftuar apo do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.
“Takimi në shtëpi ka gjithmonë një emocion të veçantë! Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, Enis! Të priftë e mbara dhe paç shumë suksese me fanellën e Dardanëve!”




