Sulmuesi i Stuttgartit Enis Rexhepi mbërriti të dielën në Prishtinë, ku do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” e priti presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Rexhepi është futbollist i Stuttgartit.

«Ka qenë shumë lehtë të vendos për Kosovën. Kam vendosur me zemër», tha Rexhepi në deklaratat e publikuara në faqen zyrtare të FFK-së.

“Ka qenë shumë lehtë të vendos për Kosovën. Kam vendosur me zemër”
— Enis Rexhepi, sulmues.