Tetëmbëdhjetë ambasadorë të Kosovës kanë kaluar periudhën standarde katërvjeçare në misionet e tyre, por kjo nuk do të thotë se u ka përfunduar shërbimi.
Të dhënat e MPJD-së përfshijnë 49 persona në pozita diplomatike dhe konsullore. Dhjetë ambasadorë nisën misionet më 2021, ndërsa tetë të tjerë më 2022.
Qëndrimi në të njëjtin mision mund të vazhdojë edhe pas katër vjetësh, varësisht nga nevojat e MPJD-së.




