Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjeti mangësi në automatizimin, kontrollet e aplikacionit dhe sigurinë e Sistemit të Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, për të cilat dha 16 rekomandime.
Sipas raportit, disa kontrolle nuk sigurojnë validimin automatik të të dhënave dhe zbatimin e kërkesave ligjore e të biznesit. Disa procese mbështeten ende në dokumente fizike dhe procedura manuale.
ZKA evidentoi gjithashtu kufizime në raportim, analiza, statistika dhe korrigjimin e lëndëve. Mangësi u gjetën edhe në politikat e sigurisë, menaxhimin e fjalëkalimeve, ndarjen e roleve kritike dhe rikthimin e shërbimeve.
“Sistemi i Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës ka kontribuar në standardizimin e proceseve, centralizimin e informatave dhe lehtësimin e ndërveprimit ndërmjet ARBK-së, komunave dhe qytetarëve”




