Komisioni për Mirëmbajtjen e Hapësirave Publike në Pagarushë ka përfunduar vendosjen e tabelave orientuese në fshat, në një projekt me vlerë 4.500 euro.
Tabelat shënojnë kufijtë administrativë, rrugët, drejtimet për komunat e tjera, lagjet dhe pikat kryesore orientuese. Tabela të veçanta janë vendosur për Kompleksin Memorial “Nexhmije Pagarusha”, Muzeun e Trashëgimisë së Luftës, xhaminë dhe shkollën “Vesel Pagarusha”.
Komuna e Malishevës kontribuoi me 990 euro, ndërsa pjesa tjetër u mbulua nga donatorë individualë, kryesisht bashkatdhetarë dhe banorë të fshatit. «Merita të veçantë kanë bashkatdhetarët tanë, të cilët vazhdojnë të dëshmojnë dashurinë dhe përkushtimin ndaj vendlindjes, duke mos kursyer kontributin e tyre që Pagarusha të marrë gjithnjë e më shumë pamjen që meriton», tha Komisioni.
“Merita të veçantë kanë bashkatdhetarët tanë, të cilët vazhdojnë të dëshmojnë dashurinë dhe përkushtimin ndaj vendlindjes, duke mos kursyer kontributin e tyre që Pagarusha të marrë gjithnjë e më shumë pamjen që meriton”




