Zëdhënësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë mbajtur 240 konferenca javore online që nga shtatori 2021, sipas gjykatës në Hagë. Konferencat kanë shërbyer për informimin e gazetarëve për zhvillimet aktuale në gjykatë.
Gazetarët kanë pasur mundësi të parashtrojnë pyetje gjatë konferencave. Ato nisën në shtator 2021, në kohën kur filloi gjykimi i parë.




