Ish-deputetja e LDK-së Besa Gaxherri kërkoi të hënën, 9 nëntor, dorëheqjen e presidentes, duke pretenduar se fotografia e Ibrahim Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë ishin larguar nga vendi i nderit në Presidencë.

«Me vjen keq por skandali ka ndodhur dhe nuk e di se si një presidente e heq fotografinë e ish-presidentit dhe Deklaratën e Pavarësisë nga vendi i nderit», tha Gaxherri. Ajo tha se fotografia dhe Deklarata do të ktheheshin.

Largimi i tyre nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. Reagimi i Presidencës nuk është bërë i ditur.

“Me vjen keq por skandali ka ndodhur dhe nuk e di se si një presidente e heq fotografinë e ish-presidentit dhe Deklaratën e Pavarësisë nga vendi i nderit”
— Besa Gaxherri, ish-deputete e LDK-së