Në listën e Franco Fodës janë përfshirë Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani, por dy futbollistët pritet të mungojnë në ndeshjet e Kosovës në nëntor në UEFA Nations League.
Kosova do të luajë kundër Irlandës dhe Izraelit. FFK-ja nuk i ka konfirmuar drejtpërdrejt mungesat, ndërsa arsyet e tyre nuk janë bërë të ditura.
Menaxheri i FFK-së, Bajram Shala, tha se Lumbardh Dellova është në dyshim. Mbrojtësi do t’i bashkohet grumbullimit, ku do të vlerësohet shkalla e lëndimit.




