Pas nisjes nga pozita e parë, Bezzecchi kontrolloi garën kryesore në pistën e Lusailit dhe kaloi vijën e finishit i pari.
Marc Marquez u rendit i dyti, ndërsa Raul Fernandez përfundoi i treti dhe Ai Ogura i katërti. Jorge Martín zuri vendin e shtatë.
Kjo është fitorja e gjashtë e Bezzecchit këtë sezon dhe e 12-ta në kategorinë kryesore të MotoGP-së. Katër motoçikleta Aprilia RS-GP26 u renditën në dhjetëshen e parë.




