Rezultatet e Kosovës në ndjekjen dhe gjykimin e korrupsionit të nivelit të lartë u përkeqësuan gjatë vitit 2025, sipas Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026.
Numri i personave dhe subjekteve juridike të përfshira në aktakuza ra nga 91 në vitin 2024 në 34 në vitin 2025. Të përfshirët në dënime të formës së prerë ranë nga 38 në 17, ndërsa ata në hetime të reja nga 37 në 26.
Gjykatat nxorën vendime përfundimtare në tetë raste të korrupsionit të nivelit të lartë gjatë vitit 2025. «Gjatë vitit 2025, gjykatat kanë nxjerrë vendime përfundimtare në tetë raste të korrupsionit të nivelit të lartë», thuhet në raport.
“Në rastet e nivelit të lartë rezultatet nuk janë aty ku duhen të jenë dhe këtë vërejtje e marrim seriozisht”
Komisioni Evropian përmendi zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe dënimet jo të njëtrajtshme e të buta. Raporti kërkon zbatim të qëndrueshëm të dënimeve plotësuese dhe përparim në sekuestrimin e konfiskimin e pasurisë.
Në rastet e korrupsionit që nuk cilësohen të nivelit të lartë, raporti evidenton rritje të aktakuzave dhe vendimeve gjyqësore.




