Sokol Zymeri dhe Jetlum Bunjaku iu bashkuan pjesëtarëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, të cilët u mirëpritën nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut.
Zymeri është djali i Enver Zymerit, i vrarë në korrik të vitit 2011 gjatë një operacioni policor në veri. Bunjaku është djali i Afrim Bunjakut, i vrarë më 24 shtator 2023 në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Në njoftimin e drejtorisë thuhet: «Bashkimi i tyre në radhët e Policisë së Kosovës përbën një moment të veçantë dhe simbolik».
“Bashkimi i tyre në radhët e Policisë së Kosovës përbën një moment të veçantë dhe simbolik”




