Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i kancerit të gjirit e mushkërive ishin temat e bisedës së kirurgut torakal Shqiptar Demaçi në episodin e 95-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”.
«Është shumë me rëndësi, sepse në qoftë se zihet herët tumori, mundësia e shërimit shtohet ndjeshëm», tha Demaçi.
Ai foli edhe për mundësitë e trajtimit dhe sfidat me të cilat përballen pacientët në sistemin shëndetësor të Kosovës. Trajtimi i kancerit të gjirit ndryshon sipas rastit dhe mund të nisë me ndërhyrje kirurgjikale ose kimioterapi.
“Është shumë me rëndësi, sepse në qoftë se zihet herët tumori, mundësia e shërimit shtohet ndjeshëm”




