Shporta me 15 produkte kushtonte 39,11 euro në InterEx dhe 41,21 euro në Viva Fresh më 3 nëntor, sipas të dhënave të aplikacionit Krahaso. Diferenca mes çmimeve online ishte 2,10 euro, ose 5,1 për qind.

Krahasimi përfshinte çmimet dhe ofertat e publikuara në dyqanet online të zinxhirëve. InterEx kishte çmim më të ulët për 12 nga 15 produktet, ndërsa Viva Fresh për tri.

Aplikacioni sqaron se çmimet në dyqanet fizike mund të ndryshojnë nga një pikë shitjeje në tjetrën. Krahasuar me javën e kaluar, shporta ishte shtrenjtuar në të dy zinxhirët.