Presidentja Justina Shiroka Pula takoi të hënën, më 9 nëntor, futbollistët e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes kundër Izraelit më 14 nëntor, njoftoi Presidenca.
Në takim ishin edhe përzgjedhësi Franco Foda dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Shiroka Pula i falënderoi futbollistët për angazhimin dhe sukseset, duke i cilësuar «ambasadorët më të mirë të shtetit». Ajo u dëshiroi suksese në ndeshjen e ardhshme.
“ambasadorët më të mirë të shtetit”
Kosova do të përballet me Izraelin në Ligën e Kombeve.




