Mesfushori i Kosovës Dion Kaçuri shënoi në minutën e 91-të golin që i dha Austria Lustenaut fitoren 2–1 ndaj Grazerit, në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë.

Pas rikuperimit të topit dhe një pasimi, Kaçuri dribloi kundërshtarin para se ta përfundonte aksionin me gol. Ai luajti tërë ndeshjen dhe u vlerësua si lojtari më i mirë në fushë.

Ky ishte goli i dytë i Kaçurit këtë sezon. Mesfushori ka regjistruar edhe një asistim.

22-vjeçari luan te Austria Lustenau në huazim nga Baseli deri në fund të sezonit. Përzgjedhësi Franco Foda e ka përfshirë në ekip për dy ndeshjet e fundit të Kosovës në Ligën e Kombeve.