Në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, motra e Afrimit, Sadete Zhitia, foli për jetën dhe idealet e të vëllait.

Në emisionin “Five”, të publikuar më 2 nëntor, Zhitia tha se kujtimi për heronjtë nuk duhet të përqendrohet vetëm te rënia, por edhe te jeta dhe rruga që e parapriu. «Kur i kujtojmë heronjtë, zakonisht flasim vetëm për aktin sublim të rënies së tyre. Por mendoj që shumë më me vlerë dhe rëndësi është të flasim se si shkuan ata, si ishte rruga dhe jeta e tyre deri te ai akt i dhimbshëm, por edhe i rëndësishëm», tha Zhitia.

Ajo e përshkroi Afrimin si të ndjeshëm dhe të përkushtuar ndaj familjes e miqve. Për Fahri Fazliun tha se nuk e kishte njohur personalisht.

“Kur i kujtojmë heronjtë, zakonisht flasim vetëm për aktin sublim të rënies së tyre. Por mendoj që shumë më me vlerë dhe rëndësi është të flasim se si shkuan ata, si ishte rruga dhe jeta e tyre deri te ai akt i dhimbshëm, por edhe i rëndësishëm.”
— Sadete Zhitia, motra e Afrim Zhitisë