Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi më 3 nëntor identifikimin e Adem (Fazli) Ademit, Fatmir (Bajram) Fazliut dhe Ali (Islam) Halitit, pjesëtarë të Grupit të Intelektualëve, pas raporteve të reja të ADN-së.
«Pas 27 vitesh pritjeje, sot morëm lajmin që familja jonë e priste me aq shumë shpresë», tha Ademi.
«Dr. Adem Ademi do të përcillet dhe do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon», tha ai në emër të familjes.
“Pas 27 vitesh pritjeje, sot morëm lajmin që familja jonë e priste me aq shumë shpresë.”
Familja do ta njoftojë publikun më vonë për datën dhe kohën e varrimit, si dhe për hapjen e të pames.



