Eurodeputeti Thijs Reuten tha se mënyra si qeveria e re në Beograd do të trajtojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë do të tregojë gatishmërinë e saj për drejtësi dhe llogaridhënie.
Ai tha se është herët të gjykohet qeveria, pasi ajo ende nuk e ka nisur punën. Reuten shprehu shpresën se ndryshimet politike në Serbi mund të sjellin qasje të re ndaj përgjegjësisë për sulmin.
Ish-hetuesi Agim Rexhepi tha se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit 2023. «Drejtësia për Afrim Bunjakun nuk është çështje e negociueshme politike», tha Rexhepi.
“Drejtësia për Afrim Bunjakun nuk është çështje e negociueshme politike.”
Në sulmin në Banjskë u vra polici kosovar Afrim Bunjaku.




