Një repart i ri pediatrik me vlerë rreth 1 milion euro po ndërtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku reparti ekzistues ka 28 shtretër dhe është ndërtuar më 2010.

Raporti zyrtar i vitit 2023 shënonte se shfrytëzimi i shtretërve në pediatri ishte 20%. Nuk është konfirmuar nëse kjo përqindje është ende e njëjtë.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar se numri i pacientëve është i vogël, por ka thënë se nevoja për investimin nuk duhet vlerësuar vetëm mbi këtë bazë. Sipas ShSKUK-së, spitali u shërben edhe zonave përreth Preshevës dhe Bujanocit.