Dy persona u ndaluan më 2 nëntor në Pejë, nën dyshimin se një natë më parë grabitën një shtetase të huaj, tha Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Ndalimi u bë me urdhër të ushtrueses së detyrës së kryeprokurores. Nikçi tha se dyshimi lidhet me veprën penale të grabitjes.
«Dy persona janë ndaluar me urdhër të u.d Kryeprokurores për veprën penale ‘Grabitja’. Të njëjtit dyshohen se mbrëmë kanë grabitur një shtetase të huaj», tha Nikçi.
“Dy persona janë ndaluar me urdhër të u.d. Kryeprokurores për veprën penale – grabitja. Të njëjtit dyshohen se mbrëmë kanë grabitur një shtetase të huaj”
Më 2 nëntor, ushtruesja e detyrës së kryeprokurores dhe zyrtarë policorë e vizituan gruan në një strehimore për të parë gjendjen e saj.
Hetimet për rastin janë në vazhdim. Nuk janë bërë të ditur identitetet dhe moshat e të dyshuarve, kombësia e gruas apo rrethanat e plota të rastit. Nuk është bërë e ditur nëse janë ngritur akuza formale.



