Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores së Pejës, Valbona Disha-Haxhosaj, u takua më 3 nëntor 2026 me përfaqësues të Policisë Rajonale, njoftoi Prokuroria e Shtetit.
Në takim mori pjesë major Mirsad Kelmendi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Pjesë e takimit ishin edhe shefi i operativës dhe komandantët e stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.
Sipas Prokurorisë, diskutimi u përqendrua te bashkërendimi i punës mes institucioneve dhe siguria publike në zonën që mbulon Prokuroria Themelore në Pejë.


