Parlamentarët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s vlerësuan se siguria në Kosovë është përmirësuar, por tensionet dhe kërcënimet hibride mbeten sfida për stabilitetin afatgjatë, sipas raportit të misionit në Prishtinë.
Raporti u publikua të martën, më 3 nëntor, pas vizitës së delegacionit të Komitetit Politik më 28 dhe 29 tetor. Gjatë misionit, delegacioni u takua me përfaqësues të institucioneve të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe kontributin në sigurinë rajonale e atë të aleatëve.
Zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, paraqitën prioritetet për mbrojtjen: rritjen e shpenzimeve, prokurimin e pajisjeve, rekrutimin dhe përmirësimin e trajnimit e ndërveprueshmërisë së FSK-së.
“Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik i vendit.”
Udhëheqësit e Kosovës ritheksuan se «Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik i vendit» dhe nënvizuan mbështetjen politike e praktike për Ukrainën. Delegacioni vizitoi edhe selinë e KFOR-it.


