Për projektin “Blerja e Ambasadave” janë paraparë 15 milionë euro në projektbuxhetin e vitit 2027, por shuma figuron si vazhdim nga viti 2026.
Projektbuxheti parasheh 57 milionë e 978 mijë e 666 euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, prej të cilave 18 milionë e 995 mijë euro janë për investime kapitale. Në kolonën për investime të reja në vitin 2027 nuk është paraparë shumë për blerjen e ambasadave.
Për këtë projekt janë shpenzuar 20 milionë e 340 mijë e 981 euro deri në vitin 2026. Në projektbuxhet parashihen edhe nga 15 milionë euro për vitet 2028 dhe 2029, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit është 65 milionë e 340 mijë e 981 euro.
Dokumenti nuk përcakton se në cilat shtete apo për cilat ambasada synohet të blihen objektet. Projektbuxheti është miratuar në Qeveri, por duhet të kalojë në komisionet parlamentare dhe të miratohet në dy lexime në Kuvend.




