Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027 parasheh 5.180.320 euro për Fondin për Mbështetjen e Subjekteve Politike, 380.320 euro më shumë se shuma e planifikuar për vitin 2026.
Prej totalit, 90%, ose 4.662.288 euro, janë paraparë për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, sipas numrit të ulëseve. Me 120 ulëse, ndarja është 38.852,40 euro për mandat deputeti, 2.852,40 euro më shumë se shuma aktuale prej 36.000 eurosh. Pjesa tjetër, 10%, është paraparë për financimin e aktiviteteve dhe punës së deputetëve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se planifikimi është bërë sipas Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, i cili përcakton se fondi nuk mund të kalojë 0,34% të buxhetit të Kosovës. «Shuma e mjeteve të planifikuara në këtë fond, sipas projektligjit për buxhetin e vitit të ardhshëm, është rreth 5 milionë e 180 mijë euro», tha Elezi.
“Shuma e mjeteve të planifikuara në këtë fond, sipas projektligjit për buxhetin e vitit të ardhshëm, është rreth 5 milionë e 180 mijë euro”
Qeveria e miratoi projektbuxhetin më 2 nëntor dhe ia procedoi Kuvendit për shqyrtim e miratim.




