Prishtina e nis pauzën e Superligës si kryesuese me 32 pikë pas 13 xhirove, pesë më shumë se Malisheva.
Skuadra e Prishtinës ka fituar 10 ndeshje, ka barazuar 2 dhe ka humbur 1. Ajo ka pranuar 10 gola.
Malisheva renditet e dyta me 27 pikë dhe 27 gola të shënuar. Drita është e treta me 24 pikë, ndërsa Gjilani i katërti me 22. Pas tyre janë Ballkani me 19 pikë, Dukagjini me 18, Feronikeli me 15 dhe Drenica me 12. Kampionati hyn në pauzë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në Ligën e Kombeve.




