Skuadra nga kryeqyteti fitoi ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë më 4 nëntor në Gjilan dhe u ngjit në krye të tabelës së Superligës.
Blendi Baftiu shënoi për Prishtinën në minutën e shtatë, ndërsa Blerim Krasniqi barazoi për Dritën në të 19-tën. Ardian Hasani realizoi golin e fitores për mysafirët.
Prishtina ka 29 pikë, Malisheva renditet e dyta me 27, ndërsa Drita është e treta me 23. Drita vinte pas katër fitoreve radhazi në kampionat.
Në ndeshjet e ardhshme, Prishtina përballet me Vushtrrinë, ndërsa Drita luan kundër Drenicës.




