Ish-mbrojtësi i Juventusit Paolo Montero e vlerësoi Edon Zhegrovën si lojtar të tipit brazilian dhe tha se do ta kishte të vështirë ta ndalte në fushë.
«Më pëlqen. Është një lojtar i tipit brazilian», tha Montero.
Ai tha se Zhegrova ka nevojë për më shumë minuta dhe kohë për t’u përshtatur me Juventusin. «Do të ishte e vështirë. Kur të del përballë dhe niset drejt teje, është e komplikuar», tha Montero për përballjen në fushë.
“Më pëlqen. Është një lojtar i tipit brazilian.”




