Posta e Kosovës ka emetuar një pullë postare kushtuar festivalit “Akordet e Kosovës”, e cila u promovua të premten mbrëma, më 30 tetor, në natën e parë të festivalit.

Pulla u realizua përmes Filatelisë së Postës, në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Në promovim morën pjesë artistë, mysafirë dhe spektatorë.

Emisioni filatelik përfshin pullën postare dhe zarfin e Ditës së Parë. Sipas Postës, botimi i kushtohet festivalit “Akordet e Kosovës” dhe rikthimit të tij.

“Posta e Kosovës falënderon RTK-në për bashkëpunimin dhe i uron festivalit “Akordet e Kosovës” suksese, artistëve frymëzim dhe publikut emocione të paharruara.”
— Posta e Kosovës

«Posta e Kosovës falënderon RTK-në për bashkëpunimin dhe i uron festivalit “Akordet e Kosovës” suksese, artistëve frymëzim dhe publikut emocione të paharruara», thuhet në komunikatën e Postës.

Në të njëjtën komunikatë, Posta i ftoi qytetarët, koleksionistët dhe bizneset ta blejnë pullën. Promovimi u mbajt në mbrëmjen e hapjes së festivalit, në praninë e publikut dhe artistëve.