Policia e Kosovës shqiptoi 4.027 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe realizoi 165 urdhëresa gjyqësore në lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës gjatë javës së kaluar, sipas njoftimit të saj.
Nga 165 urdhëresat e realizuara, 38 kishin të bënin me vepra penale. Të tjerat lidheshin me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.
Personat e dënuar me burgim u dërguan në vuajtje të dënimit. Ata që ishin dënuar me gjobë u liruan pasi përmbushën obligimet e përcaktuara në urdhëresa, tha Policia.
Gjatë së njëjtës periudhë, në rajonin e Prishtinës u sekuestruan nëntë armë zjarri, sipas Policisë.
Nga 4.027 gjobat për shkelje të trafikut, 268 u shqiptuan përmes veturës inteligjente dhe radarëve mobilë.




