Policia e Kosovës ka bërë caktime të reja në disa pozita drejtuese, përfshirë atë të ushtrueses së detyrës së zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, të martën, më 3 nëntor.
Taibe Canolli-Brajshori është caktuar në këtë pozitë. Afërdita Mikullofci do të drejtojë Divizionin e Trafikut Rrugor, ndërsa Agron Rukiqi Departamentin e Burimeve Njerëzore. Agron Nezaj është caktuar në Zyrën për Hartimin dhe Koordinimin e Projekteve, ndërsa Arben Paçarizi në krye të Departamentit të Inteligjencës dhe Analizës.
Caktimet përfshijnë edhe Kamer Jonuzin si drejtor të Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse dhe Gëzim Dibranin si drejtor të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor. Policia tha se sistemimi i zyrtarëve bëhet sipas udhëzimeve administrative, procedurave ligjore dhe nevojave organizative e operacionale.
“Policia e Kosovës është organizatë dinamike dhe në vazhdimësi ka bërë caktime dhe emërime të personelit të saj në pozita të ndryshme, varësisht nga nevojat operacionale të paraqitura për funksionim dhe riorganizim të personelit policor”
«Policia e Kosovës është organizatë dinamike dhe në vazhdimësi ka bërë caktime dhe emërime të personelit të saj në pozita të ndryshme», thuhet në përgjigjen e Policisë.




