Një grua dhe një burrë nga Kosova u shoqëruan në stacionin policor në Prishtinë të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 21:00, pas dyshimit se u përleshën pas një mosmarrëveshjeje, njoftoi Policia.

Policia bëri të ditur se për rastin u njoftuan mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale. Të dy të dyshuarit nuk pranuan tretman mjekësor.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dy u lanë të lirë. Rasti po procedohet.