Zyrtarët e Stacionit Policor në Shtime janë prezantuar këtë javë si policë të lagjeve, në kuadër të iniciativës së Policisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me qytetarët, njoftoi Komuna e Shtimes.

Bëhet fjalë për zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, përkatësisht të stacionit në Shtime. Iniciativa për prezantimin e policëve të lagjeve është duke vazhduar.

Policët do t’i dëgjojnë dhe ndihmojnë qytetarët, si dhe do t’i adresojnë shqetësimet e tyre për sigurinë.

Sipas komunës, nisma synon të përmirësojë komunikimin mes policisë dhe komunitetit dhe të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të sigurt.