Policia e Kosovës konfiskoi një pushkë gjuetie dhe 91 gëzhoja që i gjeti në një kasolle në Zubin Potok.

Më 31 tetor, Policia kishte sekuestruar pesë armë dhe municion gjatë kontrollit në një hambar në fshatin Kleçkë të Zubin Potokut.

“Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”
— njoftimi i Policisë së Kosovës