Hetuesit e Policisë së Kosovës arrestuan tre persona të dyshuar për grabitjen e një banese në Pejë, për të cilën policia u njoftua më 2 nëntor.

Sipas Policisë, një shtetase e huaj i njoftoi se tre persona të panjohur kishin hyrë në banesën e saj në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” rreth orës 01:10. Ata i morën para dhe një telefon duke përdorur forcë, ndërsa asaj i shkaktuan lëndime të lehta.

Policia tha se te të dyshuarit u gjetën para dhe një telefon mobil, që dyshohet se u morën gjatë grabitjes. Sendet u sekuestruan si prova materiale. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, të tre u dërguan në mbajtje për 48 orë.