Policia e Kosovës njoftoi se më 4 nëntor ekstradoi një shtetas gjerman nga Kosova në Gjermani dhe një shtetas kosovar nga Italia në Kosovë.

D.J. kërkohej nga institucionet gjermane të drejtësisë për vepra që lidhen me trafikimin e narkotikëve. B.B. kërkohej nga institucionet kosovare për fajde dhe detyrim.

Ekstradimet u kryen nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësi të tjera policore dhe institucionet e drejtësisë.

“Me datë 04.11.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani, shtetasi i Gjermanisë, D.J., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë Gjermane, i përfshirë në veprat penale të trafikimit me narkotik». — Policia e Kosovës”