Njësitet policore në Vushtrri arrestuan më 6 nëntor dy persona të kërkuar me urdhëresa aktive të gjykatës, njoftoi Policia e Kosovës.

Bastisjet u kryen në dy lokacione. Pas procedurave policore, të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve kompetente të drejtësisë.

Sipas Policisë, njëri është dënuar me tre vjet burgim, ndërsa tjetri me një vit e dy muaj.