Dy persona u arrestuan në Prishtinë më 31 tetor, pasi policia u gjeti armë zjarri dhe fishekë në dy kontrolle të ndara, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në orën 02:07, në rrugën “Ferid Curri”, gjatë kontrollit një të dyshuari iu gjet dhe iu konfiskua një pistoletë me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.
Rasti i dytë ndodhi në orën 21:25 në Bërrnicë të Epërme. Gjatë kontrollit, një personi iu gjetën një armë zjarri, një karikator dhe pesë fishekë.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, edhe i dyshuari në rastin e dytë u dërgua në mbajtje. Identitetet e të dyshuarve dhe nëse ndaj tyre janë ngritur aktakuza nuk bëhen të ditura.



