Dy persona u arrestuan në Pejë pas një rasti ku, sipas Policisë, u fyen një grua dhe tre zyrtarë policorë.
Rasti ndodhi më 8 nëntor, rreth orës 06:54, në një lokal. Sipas Policisë, të dyshuarit fillimisht fyen një grua dhe, pas arritjes së policëve, edhe tre zyrtarët.
«Gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë transportit për në stacion policor i dyshuari tjetër i ka kanosur zyrtarët policorë», thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
“Gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë transportit për në stacion policor i dyshuari tjetër i ka kanosur zyrtarët policorë.”
Të dy të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit, ata u dërguan në mbajtje.




