Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, tha më 30 tetor se Inspektorati Mjedisor ka urdhëruar Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” të pastrojë mbeturinat në Kodrinë të Prishtinës.
Sipas njoftimit të Pacollit në Facebook, urdhri erdhi pas ankesave të banorëve të lagjes. Ajo tha se mbeturinat ishin hedhur ilegalisht dhe se kompania duhej t’i pastronte menjëherë.
«Aksion i menjëhershëm në lagjen “Kodrina” në Prishtinë!», shkroi Pacolli, duke iu referuar ndërhyrjes së Inspektoratit Mjedisor dhe urdhrit ndaj kompanisë.
“Zëri juaj është prioritet për ne! Bëjmë thirrje për menaxhim të përgjegjshëm të mbetjeve, që lagjet tona të mbeten të pastra dhe të sigurta”
Ministrja u bëri thirrje qytetarëve për menaxhim më të përgjegjshëm të mbetjeve. «Zëri juaj është prioritet për ne! Bëjmë thirrje për menaxhim të përgjegjshëm të mbetjeve, që lagjet tona të mbeten të pastra dhe të sigurta», shkroi ajo.
Nuk ka konfirmim se mbeturinat janë pastruar. Gjithashtu, nuk dihet kush i ka hedhur ato në lagje.




