Organizatorët e Ballon d’Or thanë se Bajram Shala nuk do të jetë pjesë e jurisë vitin e ardhshëm si përfaqësues i Kosovës, pasi mësuan se ai është pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Shala e kishte konfirmuar votimin si gazetar.
Shala, menaxher i Kombëtares së Kosovës, kishte votuar si gazetar nga Kosova. Më 8 tetor 2026, ai kishte thënë se i kishte dhënë më së shumti pikë sulmuesit anglez Harry Kane.
«Nuk është momenti me fol për këtë pjesë», tha Shala më 9 nëntor në konferencën për media të përzgjedhësit Franco Foda.
“Nuk është momenti me fol për këtë pjesë.”
«Në dritën e informacioneve që na dhatë dhe të cilat ai na i konfirmoi, është e qartë se ai nuk do të jetë më pjesë e jurisë vitin e ardhshëm si përfaqësues i Kosovës», thanë organizatorët. Ata thanë se anëtarët e jurisë nënshkruajnë kod sjelljeje që kërkon shmangien e paragjykimeve dhe lidhjeve që mund të cenojnë objektivitetin.




