Një ngasës u lëndua të mërkurën në një aksident me një veturë në fshatin Isniq të Deçanit, njoftoi Policia.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se policia u njoftua për aksidentin rreth orës 12:00. Sipas tij, në aksident ishte përfshirë një veturë dhe ngasësi pësoi lëndime trupore.

«Sot rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Isniq-Deçan, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, dhe si pasojë e aksidentit ngasësi i veturës ka pësuar lendime trupore», tha Rugova.

“Sot rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Isniq-Deçan, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, dhe si pasojë e aksidentit ngasësi i veturës ka pësuar lendime trupore”
— Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës

Ngasësi u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.