Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj publikoi fotografinë e një personi të dyshuar dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin ose lokalizimin e tij.
Sipas Policisë, vepra e dyshuar ka ndodhur më 1 tetor 2026, në një lokal në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Personi nuk ishte identifikuar deri në publikimin e njoftimit.
«Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë personat që ofrojnë informacione», tha Policia e Kosovës.
“Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit. Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë personat që ofrojnë informacione”




