Profesori Valon Murtezaj tha se krizat politike po e pengojnë përparimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, megjithëse vendi e meriton të avancojë në këtë rrugëtim.
Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ai foli për pjesëmarrjen e Kosovës në Forumin e Paqes në Paris. Sipas Murtezajt, forumi krijon mundësi për të diskutuar me partnerët ndërkombëtarë për statusin e Kosovës dhe rrugën drejt integrimit evropian.
Murtezaj tha se Kosova meriton të jetë pjesë e një procesi të avancuar në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Kosova e meriton të jetë pjesë e një procesi të avancuar në kuadër të rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian.”
Ai vlerësoi se marrëdhëniet ndërkombëtare po shoqërohen nga tensione dhe më pak bashkëpunim mes shteteve.




